KryesoreOpinion/Aktualitet

Nga slogani “individi nuk është mbi partinë”

Nga Hysamedin Feraj

Nga slogani “individi nuk është mbi partinë”, kur donin me i “ndriçu militantët” e LVV-së kundër Albin Kurtit, të njëjtët kaluan te slogani “individi është mbi partinë”! Prandaj këshilluan: përkundër Albin Kurtit, zgjidhni individin, jo partinë.
■ Partitë janë institucion demokratik. Së paku nga teoritë neo-institucionaliste dihet që përgjithësisht partitë janë garanti për sjelljen e kandidatit. Prandaj më e mençur është t’i besohet a mosbesohet garantit sesa individit. Sepse sjellja e kandidatit mbasi zgjidhet ende përcaktohet në masën më të madhe nga programi dhe nga karakteri i partisë që e kandidon.
■ Megjithkëtë, me moton “voto individin, jo partinë”, kandidatët dhe partitë e opozitës kishin arsye të luajnë lojën e distancimit nga njeri tjetri. Kandidatët e LVV-së nuk kishin arsye dhe nuk u distancuan nga partia që i kandidonte. Por, kush e mori për “mençuri” këshillën e opozitës, e votoi opozitën, me argumentin se nuk e votuan atë por kandidatin e saj! Duket sheshit se kjo “mençuri” është ai pohim që në çdo gjuhë quhet me të një kuptimshmen e fjalës shqipe “budallëk”, gjegjësisht, në anglisht “stupidity”, në gjermanisht “Dummheit”, etj.
■ Veç teorive, as përvoja nuk u mësoi gjë. Nuk ka pasur kandidat më të fuqishëm e më të votuar si individ sesa Vjosa Osmani brenda LDK-së. Megjithatë nuk doli të jetë më e fuqishme sesa Isa Mustafa dhe LDK-ja. E prapëseprapë ka votues që besojnë që, për shembull, Ardian Gjini do të jetë më i fuqishëm sesa Ramush Haradinaj dhe AAK, Mimoza Kusari më e fuqishme sesa Albin Kurti dhe LVV, ose Përparim Rama më i fuqishëm sesa Lumir Abdixhiku dhe LDK!
■ Besimi i tillë i përket më shumë fantazisë sesa realitetit. Mirëpo edhe filmat e hershëm fantastikë amerikanë, me superheroin e vetmuar që e shpëtonte si individë botën, i kanë lënë vendin filmave ku superheronjtë po detyrohen të bashkohen në skuadër për fitoren kundër së ligës në botë. Porosia: jo estetikës së vjetëruar politike me individ që na shpëtojnë, pa skuadër!
■ Për sjelljen e kandidatëve të vet edhe mbasi dhe sidomos mbasi të zgjidhen, garanti është LVV (ashtu si partitë e tjera për kandidatët e tyre). Është më legjitim pohimi se besimi i duhet dhënë garantit. Sepse LVV-në nuk e kanë ndryshuar individët që kanë qenë në krye të saj, dhe aq më pak mund ta bëjnë “parashutistët”, siç po quhen disa në një zhargon të brendshëm. E shumëta, këta, si ata, mund të vetëlargohen nga LVV. Dhe pastaj LVV fiton masivisht, si asnjë parti tjetër më parë.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të vij në Tiranë për të mbështetur protestën “Flamingo Rozë”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *