Argument

KE shuplakë për lirinë e medias, Rama vazhdon me avazin

Kryeministri Edi Rama shprehu pakënaqësi për progresraportin e KE, sa i takon konstatimeve për lirinë e medias. Rama tha përballë Sorecës se në vendin tonë liria e shpifjes është në nivelet më të larta, e megjithatë sipas tij i duhej të adoptohej me rekomandimet e dhëna nga BE.

Rama la të kuptohej se PS nuk do të heq dorë nga paketa Antishpifje, e cila u kundërshtua nga BE.

Pavarësisht çdo kundërshtimi që i është bërë ligjit mbi mediat dhe lirisë së shprehjes, Rama nuk do t’ja dijë për asgjë. Kur themi për asgjë vlen literalisht, sepse Shqipëria nuk është duke u afruar me BE-në por me Serbinë dhe Rusinë. Këto dy vende kanë të njëjtin problem kur vjen rasti te liria e shprehjes.

Lexo më shumë  Seanca e djeshme ishte vetëm një shembull konkret për ta kuptuar pse u duhet një mashë e Serbisë në Kuvendin e Kosovës. Shiheni votimin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe binduni

Rusia është një ndër vendet ku gazetarët janë burgosur dhe vrarë. Shqipëria është vendi ku portalet mbyllen, gazetarët kërcënohen dhe largohen, ku forcat speciale shkojnë në ambintet e medias, a thua se aty ishte baza e kriminalitetit. Aty ky pronarët e mediave më të mëdha blihen natën dhe gënjejnë gjithë ditën.

Në qoftëse Rama e quan këtë liri, atëherë duhet të kalojë kohë mbi libra dhe jo në facebook, duke kundërshtuar qytetarët.

Lexo më shumë  Seanca e djeshme ishte vetëm një shembull konkret për ta kuptuar pse u duhet një mashë e Serbisë në Kuvendin e Kosovës. Shiheni votimin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe binduni

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *