Lajme

Nga dyert e shkollave te lokalet e natës, ja zonat ku shitet drogë në Tiranë, të përfshirë dhe të miturit

YouTube player

Nga fillimi i muajit policia ka arrestuar 30 persona si dhe janë proceduar 5 të tjerë sit ë përshirë në shitjën e lëndëve narkotike. Në këto arrestime që kryesisht bëhen në flagrancë janë sekuestruar rreth 5 kg hashash si dhe 420 kokainë. Po ashtu në kryeqytet janë intesifikuar disa zona të cilët bëhen shpesh objekt i kontrolleve.

Policia e Tiranës ka nisur një aksion për goditjen e grupeve, të cilët merrën më shitjen e lëndëve narkoktike në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas informacioneve, janë identifikuar disa grupe në kryeqytet të cilët veprimtarinë e tyre e shtrijnë nga shkollat 9-vjeçare dhe deri të lokalet e natës në zonat më të populluara.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

Ish-parku i Autobusëve dhe ish-stacioni i Trenit janë cilësuar si pozicione të nxehta për policinë.

Janë identifikuar rreth 3-4 grupe personash të cilët shesin hashash.

Zona problematike janë edhe periferitë: Lapraka, Astiri e Kombinati.

Po ashtu Qyteti Studenti e më tej Sauku po kthehen në një kërcënim serioz.

Nga fillimi i muajit deri më tani nga policia janë arrestuar 30 persona si dhe janë proceduar 5 të tjera si pjesë e grupeve që shesin lëndë narkotike.

Në këto grupe, pjesë e tyre bëhen edhe të miturit ky kryesisht si pozicion të favorshëm kanë shkollat e Tiranës.

Lexo më shumë  “La Repubblica”: Në Tiranë mijëra në rrugë për "Revolucionin e Flamingove"

Përfshirja e tyre në këtë aktivitet është kthyer në një problem për policinë pasi ata nuk ngarkohen me përgjegjësi penale dhe për rrjedhojë ata vijojnë sërish aktivitetin.

Po ashtu, këto grupe kanë shmangur komunikimin e drejtëpërdrejtë me klientin e tyre pasi tani më ata përdorin disa aplikacione dhe mesazhe të koduara në mënyrë për tu mos u pikasur nga autoritet.

Vetëm pak muaj më parë policia arrestoi një grup prej 10 personash të cilët prej kohësh furnizon kryeqytetin me lëndë narkotike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *