Bota

Ministri britanik bind gazetarin live të vaksinohet kundër Covid-19, shikoni videon

“Asnjëherë mos e shtyni për nesër punën që mund të bëni sot.” Kjo duket të jetë motoja e ministrit britanik të Shëndetësisë, i cili vetëm sa nuk e mori në krahëv gazetarin, të cilit do i jepte intervistë, e ta çonte për të bërë vaksinën kundër Covid-19.

Një video e publikuar nga Sky News tregon Sajid Javid  duke qëndruar jashtë qendrës së vaksinimit në Spitalin St Thomas’ , në pritje të fillimit të intervistës së tij me gazetarin John Craig.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Teksa kamera “filmon”, ministri britanik i Shëndetësisë fillon një bisedë me gazetarin me përvojë dhe e pyet nëse e ka marrë dozën e tretë përforcuese.

“Jo, jam 64 vjeç, nuk e kam bërë ende ”, përgjigjet gazetari, me ministrin  që e pyet menjëherë “pse jo”. Gazetari  më pas shpjegon se ka neglizhuar vaksinën pjesërisht, sepse e kishte kaluar Covid. Përveç kësaj, siç thekson ai, doza e dytë e vaksinës që kishte bërë  ishte më 14 qershor”, pra sipas rregullës së semestrit ai mund ta bëjë deri më 14 dhjetor .

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

“Sipas rregullave të reja, ju mund ta bëni tani dozën e tretë,” i thotë Javid gazetarit, duke e këshilluar të shkojë te qendra e vaksinimit.

Gazetari më pas e pyet  … sa orë janë të hapura dhe Javid përgjigjet “deri në 8”.

Por duke ditur se … hekuri ngjitet sa është i nxehtë, ministri britanik i Shëndetësisë i thotë gazetarit të shkojë direkt për tu vaksinuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *