KryesoreLajme

Nga 1 gushti Kosova nis reciprocitetin me Serbinë për dokumentet e udhëtimit

Nga e hëna e 1 gushtit, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një “dokument hyrje/dalje”.

Përmes një njoftimi, Qeveria e Kosovës ka treguar se qytetarët e Serbisë, nga data e sipërpërmendur, sapo të hyjnë në Kosovë do të pajisen me dokumentin në fjalë, i cili do të jetë zëvendësim i dokumenteve të tyre të udhëtimit.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Me këtë vendim, Qeveria thotë se Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga shteti ynë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *