Lajme

New York Times: Manovrat e Grenell për të çuar Trumpin në burg te Thaçi

Në një shkrim të gjatë investigativ gazeta e madhe “New York Times” ka rrëfyer se Richard Grenell, lobisti dhe ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi i ka propozuar një vit më parë Donald Trumpit të vizitonin sëbashku ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në paraburgim në Hagë. Kjo gazetë e ka vënë në fokus prej kohësh figurën e atij që përflitet si sekretar i ardhshëm shtetit duke i kushtuar investigime të gjata edhe planeve të biznesin që ai ka bërë me dhëndërrin e Trump, Jared Kushner për të investuar në Beograd, Sazan dhe Zvërrnec. Por në portretin e gjatë të kësaj radhe zë një vend të konsiderueshëm edhe roli i tij për të arritur një marëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit. Pikërisht për të shkuar drejt këtij synimi Grenell u mbështet fort tek ish presidenti i kohës Hashim Thaçi duke rrëzuar madje në bashkëpunim me të edhe qeverinë e parë të Albin Kurtit.

Në një pjesë të shkrimit të NYT me këtër autorë ku kryesorja është redaktorja me eksperiencë 30 vjeçare Elizabeth Williamson, për të cilin janë invervistuar mbi 40 vetë, shumica republikanë, tregohet edhe propozimi që Grenell i ka bërë Trumpit për të vizituar Thaçin në burg, duke e joshur këtë të fundit me faktin se ish presidenti kosovar pati përfunduar në qeli prej të njëtit prokuror që tani po përndiqte Trumpin.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Grenell propozoi vitin e shkuar një ide për të nënvizuar ankesat e Trumpit se aktakuzat e ngritura nga prokurori i posaçëm Jack Smith ishin politike. Grenell i sugjeroi që Trump t’i bashkohej në një vizitë ish-presidentit, Hashim Thaçi, në burgun në Hagë, ku po pret gjykimin për akuzat për krime lufte. Edhe Thaçi u padit nga Smithi, që ka vendosur për ndjekjet penale në Hagë para se të emërohej prokuror special. Thaçi ka thënë se politika qëndron në themel të akuzave ndaj tij”, shkruan Neë York Times. në artikull theksohet se ish presidenti amerikan dhe kandidati aktual kundër Bidenit e rrefuzoi propozimin: “Trumpi s’e kishte përkrahur idenë”. “Një person i afërt me Thaçin ka thënë se i dukej argëtuese ideja e Trumpit dhe rrëmuja e zhurmshme mediatike para burgut të Hagës – por se u vendos që do të ishte më mirë që ish presidenti të fokusohej në rastin e tij”.

Në fund të shkrimit të gjatë gazeta bën edhe një retrospektivë të lidhjes Grenell, Trump, Thaçi.

“Në fund të vitit 2020, i etur për një sukses diplomatik në ditët e fundit para zgjedhjeve presidenciale, zoti Trump e dërgoi z. Grenell në një mision që ka turbulluar diplomatët perëndimorë për një dekadë: Për të nxitur Serbinë që të njohë ish krahinën e saj Kosovën me shumicë popullësie shqiptare si shtet të pavarur. Zoti Grenell u mundua të joshë liderët rajonalë, duke injoruar kryesisht diplomatët amerikanë dhe atë të Bashkimit Evropian, të cilët kishin punuar për këtë çështje për vite me radhë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

I sigurt për një marrëveshje, z. Grenell propozoi riemërtimin e një rezervuari industrial që lidh Kosovën dhe Serbinë si “Liqeni Trump” për të përkujtuar suksesin e marrëveshjes. Por negociatat dështuan pasi gjykata e krimeve të luftës në Hagë njoftoi planet për të paditur zotin Thaçi, presidentin e Kosovës. Serbët dhe shqiptarët në Kosovë, gjithnjë e më të përçarë, ende e quajnë liqenin me dy emra të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk është Trump” përfundon me ironi shkrimi i NYT.

Këtë episod që përfundoi me arrestimin e Thaçit ish i dërguari amerikan që tani fiton jetën si lobist e ka përmendur mediatikisht edhe më parë.

Publikisht Grenelli ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, ndërhyri fiks në momentin kur Kosova dhe Serbia ishin në prag të arritjes së marrëveshjes finale. Ai ka theksuar se aktakuza e kryeprokurorit Jack Smith që tani është rikthyer në SHBA për ta hetuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, kundër Thaçit u bë në qershor 2020, vetëm pas njoftimit se Thaçi e presidenti serb po shkonin në Shtëpinë e Bardhë.

Rruga Press

YouTube player