Bota

Netflix paralajmëron rritje të çmimeve

Shumë shpejt fatura juaj e Netflix do të ketë përsëri rritje.

Vetë kompania e ka paralajmëruar rritjen e çmimeve gjatë fundjavës së kaluar, derisa ka njoftuar se ndryshime të çmimeve do të ketë të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Këtë vendim, Netflix e komentoi përmes një deklarate të njëjtë me atë të 2020-tës, që përkon me rritjen e fundit të çmimeve të abonimit.

“Ne e kuptojmë se njerëzit duan më shumë mundësi zgjedhjeje argëtimi dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë edhe më të mirë për anëtarët tanë. Ne po përditësojmë çmimet tona në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë opsionesh cilësore argëtimi. Si gjithmonë ne ofrojmë një sërë planesh në mënyrë që anëtarët të zgjedhin një çmim që funksionon për buxhetin e tyre”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga përfaqësues të Netflix, raporton CNN.

Lexo më shumë  Ukraina paralajmëron për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Në Shtetet e Bashkuara, çmimi i abonimit për planin standard së fundmi u rrit 1,50 dollarë në 15,49 dollarë. Plani bazë u rrit me 1 dollarë në 9,99 dollarë dhe plani premium u rrit me 2 dollarë në 19,99 dollarë.

Në Kanada, çmimi për planin standard të Netflix u rrit gjithashtu 1,50 dollarë në 16,49 dollarë kanadezë. Plani premium u rrit me 2 dollarë në 20,99 dollarë kanadezë. Plani i saj bazë ishte i pandryshuar.

Lexo më shumë  Dodiku kërcënon pas votave boshnjake pro Kosovës në KiE: E morëm porosinë, Srpska do të reagojë e bashkuar

Siç ka njoftuar kompania, vetëm në këto dy vende ka 74 milionë anëtarë.

Rruga Press

YouTube player