Lajme

Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ky institucion ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojë me seancën konstituive.

Në seancën e nesërme që nis në orën 10:00, në rend dite është pika e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Lexo më shumë  “Më kanë thirrur në prokurori, mos mbaj mesazhe për pishinën”/ Dëshmia në dosjen Balluku: Fshihen komunikimet për vilën luksoze në Dhërmi

Gjykata ka bërë të ditur në vendimin e publikuar ditë më parë se Kuvendi nuk është konstituuar dhe u ka dhënë 12 ditë afat deputetëve që ta finalizojnë procesin, prej ditës së publikimit të plotë të vendimit në faqen e saj.

Aktgjykimi i plotë është publikuar më 8 tetor.

Rruga Press

YouTube player