Nesër fillojnë vranësirat, çfarë parashikojnë sinoptikanët
Sinoptikanët parashikojnë se dita e martë do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura në gjithë vendin.
Temperaturat parashikohen në zonat malore -2°C deri në 8°C, në zonat e ulëta 3°C deri në 18°C dhe në zonat bregdetare 6°C deri në 18°C.
Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët do të ketë përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore.
Përgjatë luginave do te kete prezencë të mjegullës së dendur.
Era, do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Rruga Press