BallinaLajme

Gjykata Kushtetuese, KED mblidhet të martën për vakancën e presidentit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do t’i dërgojë presidentit të Republikës renditjen me dy emrat kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, prej nga ai do të zgjedhë anëtarin gjashtë të këtij institucioni.

Mbledhja e KED do të zhvillohet në orën 14:00, ku pas intervistave me dy kandidatët e lejuar, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, do të bëhet edhe vlerësimi, pikëzimi dhe renditja e tyre.

Lexo më shumë  Ekonomia shqiptare me rritjen më të ulët në rajon, pa rolin e taksave dhe administratës publike

Për këtë pozicion kishte kandiduar edhe Altin Binaj, por ky i fundit u zgjodh pak ditë më parë në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kishte kandiduar edhe për vakancën e shpallur prej  Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendime për disa çështje tepër të rëndësishme, si vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Momentalisht ajo ka 5 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë.

Lexo më shumë  “Serbia nuk i sanksionon rusët dhe vazhdon linjën nacionaliste ndaj Kosovës”, Martens kërkon distancim nga Beogradi

Rruga Press

YouTube player