Nëse supozojmë se Vlora Hyseni tha të vërtetën, sapo kreu tre vepra të reja penale
Shkruan Gent Amzai
Nëse supozojmë se Vlora Hyseni tha të vërtetën, sapo kreu tre vepra të reja penale:
1. Nxorri një tjetër informacion të klasifikuar;
2. Nuk ka vepruar kundër veprimtarisë së agjenturës serbe në Tiranë, duke qenë në dijeni;
3. Përdori këto informacione shtetërore për shantazh ndaj një gazetareje, në prani të kamerave.
Nëse nuk e tha të vërtetën, sapo kreu dy vepra:
1. Përdori pozitën shtetërore që kishte për të prodhuar shpifje;
2. Përdori pozitën shtetërore që kishte për shantazh ndaj një gazetareje, në prani të kamerave.
Edi Rama e ka ulur shtetin në gjunjë, në llumin e banalitetit dhe krimit.
Rruga Press

