Bota

“Nëse larg qoftë Ukraina bën diçka që nuk i pëlqen Putinit, ofensiva do të ndodhë”

Në një kohë që Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Rusia shkëmbejnë akuza kundër njëra-tjetrës, frika në terren sa vjen e shtohet. Qytetarët e Ukrainës në zonat e konfliktit kanë nisur të hamendësojnë lëvizjet e radhës të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Kemi shumë frikë se Rusia do të vijë sërish këtu. Nuk është frikë vetëm e imja, por edhe e shumë banorëve të tjerë këtu… Pashë mbështetjen e Kanadasë për ne, edhe të SHBA-ve gjithashtu. Por luftimet do të ndodhin në territorin tonë. Nuk e di sesi ndodhi, por miqtë u bën papritur armiq këtu”, thotë pensionisti Anatoliy Hrebeniuk.

Lexo më shumë  G7-a zotohet për “mbështetje të palëkundur për Ukrainën”

“Për amerikanët dhe europianët, por edhe për njerëzit në shtetin tonë duket pak e frikshme. Për këtë arsye kanë nisur të hamendësojnë dhe fantazojnë nëse do të ndodhë apo jo, dhe si do të jetë”, thotë Roman Balaboiko, veteran lufte.

“Ka shumë gjasa që nëse Ukraina provokon Rusinë, larg qoftë, bën diçka që nuk i pëlqen Putin, jam e bindur që një ofensivë do të ndodhë”, thotë pensionistja Larisa Turkova.

Lexo më shumë  ShBA dhe G7 do të hapin fabrikat e armëve në Ukrainë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore

Pavarësisht frikës, ukrainasit në zonat e konfliktit janë të përgatitur dhe mësuar me idenë që një luftë mund të shpërthejë në çdo moment.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *