Lajme

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes ministrisë së Drejtësisë dhe Infrastrukturës për digjitalizimin e sistemit noterial

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke përmbyllur kësisoj ciklin e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me ministritë tjera për digjitalizimin e sistemit noterial.

“Ky memorandum i bashkëpunimit, i cili ka për qëllim mundësimin e qasjes së noterëve në të dhënat e Sistemin e Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë që mirëmbahet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës mundëson përcaktimin e procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimin e rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektove me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë pas ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit.

Lexo më shumë  Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar

Sipas MD-së, përmes kësaj platforme mundësohet harmonizimi i të gjitha procedurave të brendshme në një sistem të centralizuar e të ndërlidhur që mundëson për noterët qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale.

YouTube player