Lajme

Ish-ambasadori Bosch: Serbia po luan lojë dinake, kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët?

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Serbia po luan lojë dinake sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas tij, normalizimi për Serbinë do të thotë Kosova të jetë pjesë e Serbisë, derisa shtron pyetje se “kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët”.

“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiq e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për ketë. Kur do ta marrim drejtësinë në rajon?”, tha ai.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Bosch iu referua përplasjes në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të Serbisë, Ana Brnabiq.

Kjo e fundit kishte thënë se Kosova dhe Serbia janë një vend dhe jo dy vende të ndara. Kurti i është kundërpërgjigjur duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve me një shtet si Serbia është i vështirë, duke e përmendur se popullata atje është pro BE-së vetëm 36%, kurse në Kosovë 95%.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Rruga Press

YouTube player