Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave Shqipëri-Gjermani

Shqipëria dhe Gjermania kanë firmosur marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë gati 130 mijë shqiptarë rezidentë në Gjermani.

Aktualisht Shqipëria ka firmosur marrëveshje për me Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë dhe Emiratet e Bashkuara. Ndërkohë janë në proces marrëveshjet me Bosnje Hercegovinën, Spanjën, Turqinë dhe Arabinë Saudite.

Lexo më shumë  Përfaqësuesi britanik në OKB: Jemi mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës       

Ndërsa Belgjika, Austria, Rumania, Çekia, Sllovenia dhe Polonia e njohin dhe e konvertojnë lejen e drejtimit shqiptare pa marrëveshje. Gjatë harkut kohor 2019-2021, më shumë se 15 mijë shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në vendet ku banojnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *