Lajme

Nënshkruhet marrëveshja e grantit në vlerë 34.7 mln dollarë me USAID-in

Presidentja, Vjosa Osmani, dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it në Kosovë, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarë.

Marrëveshja është nënshkruar të premten në një ceremoni ku ka marr pjesë edhe ambasadori amerikanë në Kosovë Jeffrey Hovenier.

Kjo marrëveshje sipas Presidencës është nënshkruar në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore.

Lexo më shumë  Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Në konferencën për media pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani ka thënë se si rezultat i kësaj marrëveshjeje Kosova do t’i ketë në dispozicion 35 milionë dollarë.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së qeverisë dhe popullit tanë për vendin tonë. Një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshje është të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët tanë. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit”, ka thekuar Osmani.

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

Ndërsa ambasadori Hovenier ka thënë se kjo marrëveshje konfirmon partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës.

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës”, është shprehur Hovenier./Koha.net

Rruga Press

YouTube player