Lajme

Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Rreshterja Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se rreshterja Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga te cilët 65 ishin nënoficer të lartë ndërkombëtar nga 55 vende të botës.

Lexo më shumë  U qëllua me armë zjarri nga partneri, ndërron jetë 44-vjeçarja në Shkodër

Akademia e nënoficerëve është edukim njëvjeçar i nivelit më të lartë të edukimit të nënoficerëve në ushtrinë e ShBA-ve.

Misioni i kësaj akademie është të përgatit nënoficerët e lartë që të operojnë në nivel operacional dhe strategjik duke i aftësuar të kryejnë detyra në pozita udhëheqëse për zbatim të operacioneve tokësore, në një ambient të përbashkët, ndërkombëtarë dhe me agjenci tjera.

Lexo më shumë  Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës

YouTube player