BotaKryesore

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus kërcënon vendet e NATO-s dhe Finlandën me armë bërthamore

Të mërkurën, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, ish-presidenti dhe kryeministri, Dmitri Medvedev, përmes platformës X,  kërcënoi vendet e NATO-s dhe përmendi veçanërisht Finlandën me armë bërthamore. Mesazhi i Medvedev është shkruar në anglisht, që do të thotë se me sa duket është menduar për një audiencë ndërkombëtare.

“Sunak, Scholz, Macron, si dhe krerët tjerë të NATO-s  shprehen se duhet të jenë gati për luftë kundër Rusisë”, shkroi Medvedev, njoftojnë mediet finlandeze, transmeton RTKlive.

Lexo më shumë  Konjufca letër Kallas: BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!

Medvedev theksoi se duke qenë se vendet e NATO-s janë superiore për sa i përket popullsisë dhe fuqisë ushtarake, Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse përgjigja e saj duhet të jetë asimetrike – përmes së cilës ai në mënyrë indirekte, por qartë iu referua përdorimit të armëve bërthamore

“Për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë, ne do të përdorim raketa balistike dhe me koka speciale. Ajo bazohet në doktrinën tonë ushtarake, të cilën të gjithë e dinë. Do të jetë shumë apokaliptike. Fundi i gjithçkaje”, deklaroi Medvedev.

Lexo më shumë  Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë, zbardhet raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion me tenderat, por Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin. Rrezik për pandëshkueshmëri!

Rruga Press

YouTube player