Nënkomisarja e Elbasanit, edhe më herët nën hetim për daljet publike në media
Një hetim disiplinor ka nisur ndaj Nënkomisares se Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila ditën e djeshme ka pasur një reagim në rrjetet sociale me komente ofenduese ndaj gazetarëve.
Anisa Kostani që u bë e famshme në rrjet dhe në daljet e saj televizive për një gjarpër të cilin e mbante në shtëpinë e saj si kafshë shtëpiake të preferuar ka reaguar ashpër ndaj punës së medias e gazetarëve ku sipas saj mediat e gazetarët po nxijnë punën e policisë së qytetit të Elbasanit. Reagimi i polices erdhi pas vrasjes ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku në Elbasan, ku autori pasi e qëlloi për vdekje Ulqinakun i shpëtoi edhe policisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por sipas Kostanit kjo nuk është shumë e rëndësishme dhe se duhet marrë parasysh që policët dhe kolegët e Kostanit në Elbasan janë duke bërë një punë të shkëlqyer, kur në fakt duket e kundërta; sipas Kostanit, efektivët e Elbasanit janë profesionistë pasi ata i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë”.
Efektivja shkon edhe më tej me reagimin e saj deri sa prek dhe komenton edhe punën dhe nderin e gazetareve femra që raportojnë për kronikën duke vënë në dyshim se si kanë arritur të diplomohen. Sipas polices së famshme ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”, siç shprehet përmes një statusi në rrjetin Instagram policja e famshme prej një gjarpri e jo prej ndonjë heroizmi në punën e saj si police e Elbasanit, Anisa Kostani.
Ndërkohë burime për Syri TV bëjnë me dije se Anisa Kostani ka qenë nën hetim me herët për daljet e saj publike në media./SyriTV
Rruga Press