Bota

Kreu i serbëve të Bosnjës udhëton drejt Malit të Zi në prag të mocionit të mosbesimit

Kreu i serbeve të Bosnjës, Milorad Dodik do të udhëtojë drejt Malit të Zi me helikopter të premten rreth mesditës.

Destinacionet janë Budva dhe Sveti Stefan. Koha e kthimit dëshmon se kjo nuk është një vizitë turistike.

Kthimi nga Budva-Sveti Stefan në Trebinjë është planifikuar për të njëjtën ditë, në orën 16:00”, thuhet në dokumentet e dorëzuara në policinë malazeze.

Vizita e Dodikut në Mal të Zi do të zgjasë vetëm katër orë,

Lexo më shumë  Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Nuk specifikohet se me kë do të takohet. Vizita e tij nuk u njoftua për mediat në Mal të Zi. Ndër ngjarjet e paralajmëruara për të premten, më 19 gusht, nuk ka asnjë ngjarje të rëndësishme në Shën Stefan. Sot, megjithatë, ngjarja më e rëndësishme malazeze është në Podgoricë.

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka thirrur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për 19 gusht, në të cilën do t’i jepet votëbesimi Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, është bërë e ditur këtë javë.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *