Lajme

Nënë Liza, heroina e “5 Majit”, nuk largohet nga rrënojat e banesës: “30 vjet kemi punuar për këtë banesë. Jemi shkatërruar”

“Mua më ka shkatërruar jetën.”

Kjo është Liza Marku apo siç e thërrisnin banorët e lagjes “5 Maji” nënë Liza. Të mërkurën IMT-ja ja shembi shtëpinë si pjesë e planit për rindërtimin e zonës.

Nënë Liza teksa shikon banesën e rrënuar thotë se është më mirë ta pushkatonin sesa ti rrënonin shtëpinë.

“Pushkatimi më i madh i imi ky ka qenë. Më ka pushkatuar bashkë me fëmijë, me djem, me nuse.Më ka shkatërruar jetën e fëmijëve. Gjë tjetër nuk ka çfarë na bën. Vetëm po na drejtoi automatikun policia, më mirë do ishim.”

Ajo tregon se ka punuar më shumë se 30 vite për atë shtëpi.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

“30 vjet kemi punuar për këtë banesë. Jemi shkatërruar, ndoshta kemi ngrënë dhe bukë thatë vetëm që ta bëjmë këtë shtëpi, për një jetesë më të mirë, kujtuam se u kënaqëm dhe ramë në greminë.”

Nënë Liza thotë se nuk pranon të strehohet në pallat social.

“Pallat social nuk dua. Nuk e dua më Erion Veliaj për zot shtëpie.”

Ajo vijon të banojë brenda objektit thuajse të rrënuar dhe thekson se nuk do të tërhiqet nga banesa e saj edhe nëse policia do të ndërhyjë.

“Nuk e lë, prapë jam e fortë, nuk e lë protestën. Të më japë rrugëzgjidhje. Në pallat nuk ka për tu futur njeri pa më dhënë Erion Veliaj letrat e shtëpisë me vulë dhe me firmën e vet, me noter. Me fjalë nuk kam më besë te ai.”

75-vjeçarja ka edhe një mesazh drejtuar shqiptarëve.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

“Shqipëria nuk hyn në Europë, Shqipëria është duke hyrë në gropë. Populli të vërë mend.”

Elson Marku, Klodian Laçi, Ledion Mziu dhe Zelie Nexhi janë katër banorët e zonës së “5 Majit”, të cilët u proceduan nga policia për veprat penale të kanosjes për shkak të detyrës si dhe kundështim të punonjësve të policisë së rendit publik.

YouTube player