Në vitin 1933, Gjermania miratoi Ligjin për të autorizuar qeverinë të ndalojë trazirat për popullin e Rajhut. Në vitin 2026, Edi Rama miratoi ndryshime në Ligjin Për Tubimet, i cili autorizon drejtorin e policisë dhe prefektin të ndalojnë protestat
Nga Gjergj Erebara
Në vitin 1933, Gjermania miratoi “Aktin e mundësimit” apo Ligjin për të autorizuar qeverinë të ndalojë trazirat për popullin e Rajhut”.
Ligji i mundësoi Hitlerit pushtet absolut dhe themeloi diktaturën naziste në Gjermani.
Vendimi i parë i Hitlerit pasi ia “mundësuan” ishte ndalimi i partive politike dhe i çdo aktiviteti politik përveç atyre të Partisë Naziste.
Në vitin 2026, Edi Rama miratoi ndryshime në Ligjin Për Tubimet, i cili autorizon drejtorin e policisë dhe prefektin të ndalojnë protestat në shkolla, universitete dhe përreth institucioneve publike kurdo që ata e “ndjejnë” se ka rrezik për dhunë.
Rruga Press

