Lajme

Në Shqipëri u shënua temperaturë minus 23 gradë celsius

Vermoshi, skaji më verior i Shqipërisë ka shënuar – 23 gradë C këtë të hënë, ndërsa vendi po përballet me temperatura të ulëta dhe ngrica.

Problematika ka pasur me akset drejt Kelmendit, Fushë Arrëz, ndërsa drejtuesit e bashkive u kanë bërë thirrje qytetarëve që makinat të jenë të pajisura me zinxhirë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Gjatë mbrëmjes së kaluar situatat ka qenë e vështirë e sidomos në Vermosh për shkak të borës.

Në Theth termometri ka shënuar minus 18 gradë C.

Banorët e Vermoshit  kanë kaluar disa orë pa energjie elektrike, ndërsa Vau i Dejës është përballur me probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”