Lajme

Në Shkodër, 1920 ha tokë të përmbytura, ujësjellësi Oblika1 jashtë funksionit

Në bashkinë e Shkodrës janë 1920 ha tokë  të përmbytura. Nga raportimet e fundit që vijnë sot, situate deri në orën 8:00 paraqitet si më poshtë:

1. Kuota e Drinit 6.80 m, është rritur 1 m që nga ora 16.00 dje. Kuota maksimale është  7.50 m.

2. Kuota e liqenit është 8.55, rritur me 40 cm nga ora 16.00 dje, ndërkohë që kuota maksimale është 8.70 m.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Në bashkinë e Shkodrës, toka e përmbytur llogaritet në 1920 hektarë.

Në njesinë Ana e Malit, përmbytur janë 100 Ha.

Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta, por vetem me mjetet e larta të ushtrisë. Është 1 mjet me 4 forca në dispozicion.

Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.

Në Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Përmbytje ka në Bërdicë 200 ha, Gur i Zi 170 ha, Velipojë 150 ha.

Rruga Theth-Breg Lumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

Strukturat e Emergjencave Civile të  bashkisë së Shkodrës janë në terren për monitorimin e situatës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *