Lajme

Osmani: Presidenti Biden më tha “asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm”

Në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kosovës, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka folur edhe rreth situatës së krijuar në veri, por edhe për marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë,veçanërisht me SHBA-në.

Ajo tregoi edhe për takimin që pati me presidentin e SHBA-së, Joe Biden për të cilin u shpreh se i ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për Kosovën.

Osmani, ndër të tjera, ka thënë se një gjë të tillë e rikonfirmoi edhe sekretari amerikan, Antony Blinken.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu për vrasjet e grave: Që të ketë drejtësi për secilin rast, na duhet punë serioze

“Në takimin që kishim në Washington, sekretari amerikan Blinken rikonfirmoi që partneriteti ynë mbetet i palëkundur. Ndërkaq në bisedat që kisha me presidentin Joe Biden gjatë muajit shtator ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë që më së miri përshkruhet nga fjalët e tij; ‘asnjëherë nuk do të ju lëmë vetëm’. Kjo garanci amerikane e përsëritur edhe këto ditë dëshmon që Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ndër të tjera presidentja Osmani.

Lexo më shumë  MPJ-ja ende pa informacion nëse zëvendësdrejtori i Policisë Jankoviq, me shtetësi serbe, është liruar nga Serbia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *