KryesoreLajme

Në prag të vitit të ri akademik, qiratë në Tiranë rriten deri në 25% rëndojnë xhepat e familjeve, konviktet nuk përballojnë fluksin e studentëve

Qiratë e larta në Tiranë po rëndojnë familjet që duhet të sigurojnë strehim për fëmijët studentë. Konviktet janë alternativa më ekonomike, por kapacitetet mbeten të kufizuara. Vetëm 7% e studentëve pritet të gjejnë një vend në konvikte.

“Nuk mund ta lë fëmijën tim pa shkollë. Të jesh me ndihmë ekonomike s’mund të kesh për të paguar, por fëmija të detyron”, thotë Avniu prindi i një vajze që do të regjistrohet në konvikt.

E sotmja, është e dyta herë që Avniu vjen nga Kukësi në Tiranë. Një ditë më parë atë e shoqëronte vajza e tij. Me gjithë orët e gjata në pritje, studentja e re nuk kishte arritur të regjistrohej në konvikt.

“Unë ngaqë jam me ndihmë ekonomike, mendova se do merrja një zbritje por pagova tarifën e plotë. Nuk e di a do të na kthehen, por tarifën e pagova të plotë”, shprehet Bujari prindi i një vajze që do të regjistrohet në konvikt.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do t'i shesë Maqedonisë së V. qymyr në vlerë 25 milionë euro në vit

Devotshmëria për t’i shkolluar fëmijët bëhet e vështirë veçanërisht për ata prindër të cilët prej vitesh hasen me fenomenin e papunësisë. Për ta akomodimi i fëmijës në shtëpi me qira është e pamundur, por edhe në konvikte është e papërballueshme.

“Skam leverdi, jam pa punë prej kohësh dhe po vete tashmë 60 vjeçe. Tarifa vjetore është deri në 450 mijë lekë”, thotë nëna e një vajze që do të regjistrohet në konvikt.

“Qiratë e apartamenteve janë rritur shumë në Tiranë, kështu që konvikti është zgjedhja më e mirë dhe më ekonomike. Sot pata mundësi të regjistrohesha sepse radha u ndoq. Tarifën nuk e di akoma por vjet ka qenë 45 mijë lekë të reja për të gjithë vitin”, u shpreh  Ana Prendi, një vajze që do të regjistrohet në konvikt.

Sipas një studimi të kryer nga Banka e Shqipërisë mbi çmimet e qirave tregon se kosto mesatare e një apartamenti arrin deri në 52 mijë 240 lekësh në muaj. Ndërkohë shpenzimet mujore për një student në konvikt nuk kalojnë vlerën prej 4 mijë e 300 lekëve ose thënë ndryshe  ata paguajnë një tarifë 12 herë më pak.

Lexo më shumë  Serbia vazhdon të distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë

“Çmimet brenda një viti janë rritur nga 20 deri në 25% diçka që është e vështirë edhe për qytetarët”, tha Faiken Idrizi, agjent imobiliar.

Rreth 75 mijë studentë pritet të ulen këtë vit në auditorë, ndërsa konviktet publike dhe private në Tiranë kanë kapacitete për të akomoduar vetëm rreth 7 për qind të tyre.  Për pjesën tjetër, beteja për një vend në konvikt mund të jetë po aq e vështirë sa përballimi i një qiraje./

Rruga Press

YouTube player