Lajme

Gjenden mbetje kockore në Zubin-Potok, dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetjet kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve në lokacionet e dyshuara në Zubin-Potok ku po kryhet procesi i gërmimit dhe ekshumimit.

Mbetjet janë identifikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse.

Lexo më shumë  5 Përgjimet e Arben Ahmetajt - Hebreu që negocion në emër të Ramës, pasuritë e Shqipërisë

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale që lidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” -krime lufte të bëra gjatë luftës së Serbisë në Kosovë- të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.

Lexo më shumë  Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Rruga Press

YouTube player