Lajme

Në përkujtim të atyre që humbën jetën, ndizen 677 qirinj pranë minierës së Bulqizës

677 qirinj janë ndezur pranë minierës së Bulqizës për të gjithë punonjësti që kanë humbur jetën duke punuar brenda galerive të nëntokës.

Banorë të zonës, punonjës por edhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ndezur qirinjtë gjatë mbrëmjes së djeshme, duke përcjellë edhe mesazhe për shtetin. Ata kërkuan nga qeveria më shumë siguri në punë, në mënyrë që bilanci i rëndë të mos shtohet.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Miniera e Bulqizës, e filloi aktivitetin më 18 shkurt të vitit 1948, ndërsa vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetën tre minatorë, më i fundit vetëm pak ditë më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *