Sport

67 vite “dinasti”/ Nuk kishte ndodhur asnjëherë! Nga gjyshi te nipi, familja Maldini “abonohet” me golin

Ishte ndeshja e tij e parë si titullar dhe Daniel Maldini e festoi atë në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar golin e avantazhit të Milanit ndaj Spezias, në minutën e 48’ të të pjesës së dytë. Daniel Maldini shënon kështu pas gjyshit të tij, Cesare-s dhe babait të tij, Paolo-s.

Ky i fundit nuk i mbajti dot emocionet duke festuar golin e djalit të tij.Goli i fundit i Maldinit, kur luante për Milanin ishte në mars të vitit 2018:13 vjet dhe 179 ditë më parë, ndërsa Cesare shënoi kundër Catanias në shtator të vitit 1961. Daniel Maldini u zëvendësua më pas në minutën e 58, nën duartrokitjet e shokëve të tij të skuadrës dhe stolit.

Lexo më shumë  Gjimshiti dhe Xhaka pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Ligën e Evropës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *