BallinaBota

Në Mostar do votohet pas 12 vjetësh

Marrëveshja për paqe e Dejtonit e 25 viteve më parë i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë, por duket se ka bërë pak për të pajtuar etnitë e ndryshme në qytetin e Mostarit.

Ishin kroatët katolikë dhe boshnjakët myslimanë që luftuan njëri-tjetrin në vitet 1992-95, dhe partitë e tyre që nga viti 2008 mbajtën peng zgjedhjet pasi nuk pranonin ndarjen e pushtetit.

Kjo zgjati deri kur Irma Baralija, studiuese e shkencave politike, paditi vendin në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut se po diskriminohej dhe po i mohohej e drejta e votës.

Gjykata vendosi tetorin e kaluar në favor të saj dhe urdhëroi shtetin boshnjak për zgjedhjet.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Irma Baralija:  Për dekada me radhë na kanë mbajtur me idenë se individi nuk bën dot gjë, se gjërat i ndryshon vetëm po të jesh anëtar i një grupi etnik apo partie. Por jo, vendimi i Gjykatës tregoi se secili mund të bëjë ndryshimin.

Baralija kandidon me grupimin “Partia Jonë” përballë 34 këshilltarëve të tjerë që do të caktojnë kryebashkiakun e qytetit.

“Në Mostar ka shumë njerëz normalë që trajtohen në mënyrë anormale, me frikë e kërcënim. Ndërtesat e shkatërruara lihen aty për të na kujtuar se çfarë ndodh kur nuk voton kampin tënd.”

“Mostari është i ndarë porsi vetë Bosnjë-Hercegovina. Pavarësisht prirjeve të komunitetit, elitat politike i kanë ndarë distriktet për t’i udhëhequr sipas modelit të karteleve kolumbiane. Askush nuk duhet të prekë zonën e tjetrit, ndërsa buxhetin e harxhojnë pa asnjë përgjegjësi.”

Ljubo Besliç i Unionit Demokratik Kroat drejton Mostarin që prej përfundimit të mandatit të kryebashkiakut në vitin 2013.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Mostari i njohur për urën e tij historike është i ndarë mes katolikëve boshnjako-kroatë në perëndim dhe boshnjakëve myslimanë në lindje, ndarje që nga viti 1995 aplikohet edhe në nivel politik shtetëror mes kroatëve dhe republikës serbe të Bosnjës.

YouTube player