Bota

Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Forcat ajrore të Ukrainës thonë se gati 200 dronë u dërguan nga Rusia për të sulmuar qytetet dhe objektivat gjatë natës.

Sipas mediave të huaja, sipas Ukrainës, ky është një rekord i lartë, krahasuar me ditët e tjera.

“Armiku lëshoi ​​një numër rekord të UAV-ve sulmuese të tipit “Shahed” dhe mjete ajrore pa pilot të një lloji të panjohur”, tha ai.

Lexo më shumë  Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

Ai tha se rrëzoi 76 nga ato që pretendonte se ishin “rekord i lartë” prej 188 dronesh.

Forca ajrore tha se humbi gjurmët e 96 prej dronëve, me gjasë për shkak të luftës aktive elektronike, dhe pesë dronë “u nisën drejt Bjellorusisë”.

“Katër raketa balistike u lëshuan gjithashtu”, shtoi ai. Kujtojmë se me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë gjatë 2 viteve të fundit, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar nga ana e Rusisë kundër fqinjit të saj perëndimor. 

Lexo më shumë  Pas pezullimit të fondeve të BE-së për Serbinë, Vuçiqi sulmon Marta Kosin

Rruga Press

YouTube player