Argument

Në Maqedoninë e Veriut partitë shqiptare u LDK-izuan

Nga Bekim Qoku

Bac, u kry! Në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare u LDK-izuan. Më në fund u kry instalimi i mendësisë ldk-iste nëpër partitë me votues shqiptarë. Pushtet, nepotizëm, klientelizëm, pasurim.

Para këtyre momenteve kyçe për kombin shqiptar, partitë këtu po dëshmojnë që kanë pak ose aspak orientim dhe përmbajtje kombëtare.

Lexo më shumë  Janë shtuar vizitat e emisarëve të Edi Ramës në Kosovë, misioni i tyre është i prerë: mosvotimi i Presidentit

Mes nuk ka, në këto momente kyçe sot, ose je me Kosovën ose je me Serbinë. Mosreagimi ndaj Zajednicës, ujin e çon detyrimisht në mulli të Serbisë.

Atëherë të mos kritikojmë të tjerët për turkofila e rusofila. Parti shqiptare je, nëse vepron për interesa të shqiptarëve, do të thotë tani të Kosovës, e nëse jo, nuk dallon hiç nga të tjerat jo shqiptare.

Lexo më shumë  Ftoj urgjentisht organizatorët e ekspozitës së masakrave në Kosovë ta tërheqin materialin për "Dubravën" dhe ta korrigjojnë atë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *