KryesoreOpinion/Aktualitet

A ban, na, as mos me u prishë, as mos me u nënshtru?

Shkëputur nga fjala e Shkëlzen Gashit në emisionin “Pressing”, 16 mars 2023:

“Ma së pari e kqyr: a ke të drejtë a jo për me u çu e me lypë Kosovën shtet të pavarun e sovran, edhe me lypë çlirimin e Kosovës prej Serbisë. Ke pasë të drejtë. Qekjo asht e para dhe shumë e randësishme.

E dyta, mandej, vjen: a je i gatshëm me sakrifiku për me realizu atë të drejtë apo jo. Edhe me sakrifiku atë që asht ma e shtrejta e që asht jeta. Nëse nuk je, atëherë asht normale që nuk ke me e ba.

Janë dy rryma: bazohesh në faktorin mbrendshëm apo në faktorin e jashtëm.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Unë i takoj rrymës se faktori i mbrendshëm asht shumë ma i randësishëm, sesa i jashtmi. I jashtmi e ndihmon të mbrendshmin.

Rryma tjetër thotë faktori i jashtëm asht i randësishëm.

Faktori i mbrendshëm nuk vlen kurrgja. Çka të thonë ata, na bajmë.

Unë i takoj kësaj rryme që i mbrendshmi asht i randësishëm. Kur ka vullnet, ka mundësi. Ata kur e shohin që ti je i vendosun për me realizu këtë send, edhe je i gatshëm edhe me vdekë për këtë… qeshtu u ba edhe liria e Kosovës. Liria që e kemi fitu ’99-n.

Me pasë nisë me ba analiza ata që e kanë nisë, 20-30 veta, m’ia kthy pushkën Serbisë, m’ia pasë nisë me ba analizë të raportit të forcave, – ata 100 mijë trupa, na 100 veta – s’e kishin nisë luftën kurrë. Por, për fat të mirë, nuk e kanë pasë këtë mendësi. Se, me e pasë pasë këtë mendësi, nuk e kishin nisë luftën kurrë.

Lexo më shumë  Studentët kundër Vuçiqit, por edhe pavarësisë së Kosovës

Masandej, qysh e kapin këta: nëse je kundër faktorit ndërkombëtar, automatikisht je për prishje. Dmth. në ekstremin tjetër. Nuk ka diçka në mes. A ban, na, as mos me u prishë, as mos me u nënshtru? Unë mendoj se egziston qekjo.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *