Lajme

Lirohet nga burgu lehona në Shkodër, u arrestua tetë ditë pas lindjes së fëmijës për një gjobë të papaguar

Gjykata liron nga qelia nenën lehonë, duke vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg. Diana Kolaveri Hoshi, e arrestuar tetë ditë pas lindjes së një fëmije, nuk do të lërë më të vetëm foshnjën e porsalindur.

Në gjykatë u tha se ajo ishte arrestuar për shkak se zyra e përmbarimit nuk e ka gjetur dhe nuk kishte shlyer gjobën që duhet të paguante.

Për këtë arsye, prokuroria ka vënë në lëvizje gjykatën për të bërë konvertimin e gjobës në burg, vendim që është ekzekutuar më 7 mars.

Lexo më shumë  106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme

Avokati i gruas tha para se të merrej vendimi se kërkonte shtyrjen e afatit të ekzekutimit deri sa fëmija të bëhej 1 vjeç, por edhe pezullim të vendimit të dënimit me burg.

Nga ana e saj, Prokuroria deklaroi se nuk ka qenë në dijeni që gruaja ishte me fëmijë të vogël, sepse vendimi i dhënë nga gjykata për dënimin e saj me gjobë ka qenë i vitit 2022, për më tepër që i ishte dhënë në mungesë.

Lexo më shumë  Nagavci: I japim 53 votat për deputetët e LDK-s që e përkrahin marrëveshjen me VV-në

Lehona është shprehur se nuk kishte dijeni për gjobën që do të paguante kundrejt qëndrimit në burg për 50 ditë, pasi kishte braktisur foshnjën.

Diana Hoshi ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *