Lajme

Në Kosovë hapet periudha e aplikimit për grantet e fermerëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej 26 milionë e 331 mijë e 798 euro.

Thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, Masën 3 ”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, Masën 7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve”, si dhe për Masën 5 “Përgatitja – zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Periudha e aplikimit për masat e shpallura do të jetë e hapur deri më 08 gusht 2022, në orën 16.00.

Të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes web-faqes së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në linkun “Aplikimi online për PZHR”.

Aplikuesit do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim në PDF.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ndërkaq, gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e provueshmërisë, kriteret e vlerësimit, fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në web-faqen e MBPZHR si dhe në web-faqen e AZHB-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *