Lajme

Alibeaj kërkon rezolutë për krimet serbe në Kosovë: E kemi detyrim edhe për vëllezërit tanë të Kosovës

Ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës seanca e Kuvendi e Shqipërisë ku pritet të votohet rezoluta e mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Deputeti i PD-s, Enkelejd Alibeaj kërkoi futjen në rend dite edhe të mocionit me debat për projekt-rezolutën që PD-ja ka kërkuar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, që u hodh poshtë nga Kuvendi.

“Që në datën 27 maj kemi paraqitur një projekt rezolutë lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nën frymën e ruajtjes së vlerave kryesore të individit të ndëshkimit me vullnet politik i të gjithë agresorëve besoj se është një detyrim që mos e shtyni dhe zvarrisni atë rezolutë që kemi kërkuar. Sot ne do të shqyrtojmë dhe një projekt rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e kemi detyrim për rajonin, ashtu siç kemi detyrim për rastin e Srebrenicës e kemi detyrim edhe për vëllezërit tanë të Kosovës. Është e njëjta situatë dhe i njëjti agresor dhe s’e kuptoj zvarritjen tuaj për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë”, – tha Alibeaj.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *