KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për fëmijët dhe pensionistët

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 eurosh, për fëmijët dhe pensionistët.

“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo më shumë  Rekord punësimi i të huajve në Shqipëri arrin 22,7 mijë shtetas; 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti

Ai gjithashtu ka thënë se janë ekzekutuar edhe shtesat për pesë kategori të pensionistëve.

“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim: Pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka shkruar Murati.

Lexo më shumë  GJKKO refuzon shtyrjen e procesit ndaj Veliajt dhe Xoxës, gjobitet avokati i kryebashkiakut

Qeveria e Kosovës me 13 dhjetor ka vendosur të ndajë 100 euro për fëmijët e po aq edhe për pensionistët.

YouTube player