KryesoreLajme

Në Kosovë arsimi publik bëhet falas në nivel bachelor dhe master

Lëvizja VETËVENDOSJE! lajmëron përmes një postimi në facebook se ministrja e MAShTI-së, Arbërie Nagavci, u komunikoi studentëve se arsimi universitar do jetë falas për nivelin bachelor dhe mastes, si dhe që po punohet dhe për nivelin doktoral. Më poshtë është njoftimi i plotë:

Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktorraturës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim.

Arsimi i lartë publik falas ka shumë vite që është kërkese edhe e studenteve në Republikën e Shqipërisë, por deri më tani ka rënë në vesh të shurdhër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *