KryesoreOpinion/Aktualitet

Në këtë klimë mosbesimi që ka kultivu spektri politik, është problem me i besu edhe LDK-së

Shkruan Besnik Krasniqi

Në këtë klimë mosbesimi që ka kultivu spektri politik, është problem me i besu edhe LDK-së.

Mund të jetë lojë e tipit: Të konstituohet Kuvendi e të formohet Qeveria, mandej është lehtë me konstatu se me Vetëvendosjen nuk mujtëm me u dakordu as për President jopartiak e konsensual. Fundja, secili emër që nxirret, ka me e pasë një moment që e lidh me naj parti a politikan, gjë e mjaftueshme për ta kontestu. Kësisoj, dështimi për ta pasë Presidentin brenda 60 ditësh pas konstituimit të Kuvendit, imponon zgjedhje kah fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit.

Lexo më shumë  Erdhi nga Suedia për protestën në Tiranë. Do të mbahet 72 orë në arrest, familjarët ngrenë alarmin: Vuan nga astma bronkiale, nuk i ka ilaçet në rajon

Prandaj, që mos me u kuptu si lojë, ish dashtë qysh nesër me u taku lideri i LVV-së dhe ai i LDK-së, e ndoshta edhe liderët e subjekteve tjera politike, dhe me e gjetë emrin e Presidentit.

Dhe, tri seancat mandej për një ose dy orë ishin kry. Pak minuta merr zgjedhja e Kryeparlamentarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Më shumë merr procedura që i paraprin votimit, mandej ekspozeja për Qeverinë dhe votimi. E, nëse ka konsensus për Presidentin, zgjedhja bëhet në raundin e parë.

Lexo më shumë  6 deputetët e LDK-së marrin mbështetjen e Grenellit, reagon ashpër Mekuli: Një bartës i dekoratës shtetërore serbe na del në krah të gjashtë deputetëve "diversantë"

Pra, me pasë vullnet, për dy orë bëhemi me institucione funksionale.

YouTube player