Lajme

Në kërkim për aferën e inceneratorëve, ndalohet nga policia Etleva Kondi sapo zbriti në Rinas

Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e inceneratorëve dhe që akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim është ndaluar nga Policia e Shtetit.

Mësohet se Etleva Kondi ka qenë në Itali dhe se tashmë ndodhet e ndaluar nga policia në Shqipëri.

Asaj i është komunikuar masa e vendosur nga Gjykata sapo ka zbritur në Rinas dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për vijimin e procedurave.

Lexo më shumë  Në 28-vjetorin e rënies heroike, Haxhiu nderon Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Në jetën e tyre dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën krah për krah

Më pas Etleva Kondi është shoqëruar nga policia për në banesën e saj, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Ajo u shpall në kërkim me urdhër të SPAK e akuzuar për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Ndaj saj, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa javë më parë.

Pas ndalimit, pritet që Kondi të dalë sërish para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë.

Lexo më shumë  Tabela/ Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *