Lajme

Në Greqi pa test/ Nga e hëna kalohet në shtetin fqinj vetëm më pasaportë vaksinimi kundër Covid

Duke filluar nga dita e hënë, 7 shkurt,  Greqia do të heqë kërkesën për paraqitjen e testit të Covid për personat e vaksinuar që hyjnë ne vend.

Ky vendim është marrë nga Ministria e Shëndetësisë. Në vend të kësaj, udhëtarët do të duhet të paraqesin në kufi vetëm pasaportën e vlefshme te vaksinimit.

Heqja e testit vlen për këdo që  ka vërtetim vaksinimi për të paktën dy doza të vaksinës, pavarësisht llojit të vaksinës. Nga ky vendim përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë, të cilët aktualisht paguajnë shuma parash për testin PCR dhe rapid test sa herë udhëtojnë drejt shtetit fqinj.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Lidhur me pezullimin e kontratës që vlen për punëtorët e pavaksinuar, ministri i Shëndetësisë fillimisht tha se “nuk mendojmë të zgjasim pezullimin edhe për ata që nuk kanë bërë dozën nxitëse të vaksinës”.

Ai shtoi se “për ata punonjës që nuk janë vaksinuar, pezullimi i kontratës skadon më 31 mars. Më 31 mars, qeveria ose do të zgjasë këtë afat ose do të thotë se vaksinimi është një parakusht që dikush të ofrojë shërbimet e tij në SHSK.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Ende nuk është marrë një vendim, por sugjerimi im është që kush nuk është i vaksinuar, të mos jetë në sektorin e shëndetësisë”. Ministri i turizmit , Vassilis Kikilias e cilësoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e detyrimit për kryerjen e testeve për qytetarët me certifikatë aktive evropiane Covid si një hap për rritjen e flukseve turistike në vend.

 Vendimi vjen pas një sërë masash që sipas pjesëmarrësve të tregut, e bëjnë më të lehtë për vizitorët planifikimin e udhëtimit të tyre në Greqi. 

Rruga Press

YouTube player