Sport

AS njofton spanjollët me Myrto Uzunin: Emigranti që nuk mund të luante në Greqi, fans i madh i CR7, do të debutojë në “Santiago Bernabeu”

Myrto Uzuni i lindur në Berat të Shqipërisë në vitin 1995, nuk e ka pasur jetën e lehtë, shkruan gazetar spanjolle AS në prezantimin që i bë lojtarit të La Ligas.

Një futbollist që e admironte gjithmonë Cristiano Ronaldon, sapo bërë hapin e madh në karrierë duke nënshkruar me klubin e Granadas në La Liga.

Një bast i klubit spanjoll që afroi shqiptarin në afatin kalimtar të janarit, duke paguar 3 milionë euro.

Gazeta AS e përshkruar Uzunin si një lojtarë që di të shënojë gola, ka ambicie dhe prodhon shumë volum loje.

Uzuni e arriti famën më 25 nëntor të vitit 2020. Në atë kohë, shqiptari luante për Ferencvaros dhe goli i tij i kaloi hungarezët në epërsi në Torino ndaj Juventusit të idhullit të tij: Cristiano Ronaldos .

Ai pas golit festoi me një: “Siiiiiiiuuuuuuuuuuuu!”. Këtë e bëri përpara syve të portugezit.

Në fillim, nuk i pëlqeu, por Cristiano shënoi një gol të mrekullueshëm dhe Juve përfundoi ndeshjen duke fituar 2-1.

Pas ndeshjes, Uzuni e takoi Ronaldon dhe shkëmbeu fanellat me të, duke ia shpjeguar Cristianos se festimi nuk ishte për inat apo imitim, por një shenjë tregimi se ai është heroi i tij. Ky është edhe trofeu i tij më i çmuar deri më tani në karrierë, shkruan AS.

Shqiptari ka lexuar gjithçka për portugezin, i cili është pasqyra e tij. Uzuni në fëmijëri ishte emigrant në Greqi, ku kishte kaluar ilegalisht duke paguar edhe një shumë të madhe parash së bashku me familjen.

Prindërit e tij punuan shumë në tokat helene për të mbajtur familjen, ndërsa Myrto Uzuni, duke qenë ilegal, nuk mund të luante futboll në Greqi.

Ai u kthye në vendin e tij për të luajtur futboll në moshën 16 vjeçare. Përpjekja e familjes së tij ishin të mëdha për t’i plotësuar ëndrrën djaloshit, duke lënë jetë në Greqi për tu kthyer vetëm për djalin e tyre që të luante futboll dhe sot kjo u shpërblye.

Tani ai do të dielën do të shkelë në “Santiago Bernabeu”, tempullin ku idhulli i tij u bë njëri nga lojtarët më të mirë në histori.

Uzuni do të shkelë në stadiumin e njohur me shpresën që të bërtasë edhe një herë: “Siiiiiiiiiiuuuuuuuuuuuu!” – aty ky idhulli i tij portugez e ka bërë për shumë vite .

“Cristiano është referenca ime, e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im”, kishte treguar Uzuni para disa muajsh.

Sot lojtar i rëndësishëm i Kombëtare së Shqiptarisë, Uzuni, kërkon të lërë shenjë edhe në Spanjë.

Rruga Press

YouTube player