Lajme

Në gjendje të rëndë shëndetësore kompozitori i njohur Limos Dizdari, intubohet në reaminacion

Kompozitori i mirënjohur, Limos Dizdari, në gjendje të rënduar shëndetësore është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.

Burime për TCH bëjnë me dije se ai ndodhet i intubuar në reanimacion me insufiçencë pulmonare.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe nevoja për ndihmë më të specializuar mjekësore për kompozitorin është e pranishme.

Lexo më shumë  Aeroporti i Vlorës/ QKB anulon transferimin e 47% të kuotave te 2A Group, pranon ankimin e MABCO

Dizdari kompozitor i muzikës së lehtë, veprave simfonike dhe muzikës së mjaft filmave po përballet me një formë të rëndë të sëmundjes së pulmoneve.

Pas mbylljes së qendrës kulturore ”Dea” në Ksamil vitin e kaluar, i detyruar u zhvendos për të jetuar në plazhin e Durrësit.

Para 6 muajsh, më 27 Tetor 2021, stafi i Rruga Press-it mori në intervistë zotin Dizdari teksa protestonte solo para Kryeministrisë kundër prishjes së Qendrës Kulturore Dea.

Lexo më shumë  Studentët kundër Vuçiqit, por edhe pavarësisë së Kosovës
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *