Lajme

Në Bjellorusi arrestohen mbi 20 ukrainas që tentuan të shkatërronin një avion rus

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka pohuar se një “terrorist” që punonte për shërbimet speciale të Ukrainës është arrestuar pas një përpjekjeje të dështuar për të shkatërruar një aeroplan rus në një aeroport në Bjollorusi.

Lukashenko tha se “terroristi” dhe bashkëpunëtorët ishin të përfshirë në një përpjekje për të sabotuar një aeroplan rus A-50 mbikëqyrës me bazë në aeroportin Machulishchi pranë kryeqytetit, Minsk, muajin e kaluar.

“Falë operativëve tanë – Komitetit të Sigurimit të Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe rojeve kufitare – ne e identifikuam dhe e ndaluam atë”, tha Lukashenko në një ceremoni çmimesh në Minsk të martën.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

“Deri më sot, më shumë se 20 bashkëpunëtorë që ndodhen në territorin e Bjellorusisë janë arrestuar”, ka thënë ai.

Lukashenko pretendoi se autori i sulmit ishte rekrutuar nga shërbimi sekret ukrainas në vitin 2014 dhe ishte një specialist i IT-së me pasaporta ukrainase dhe ruse.

Ai kishte kaluar kufirin nga Letonia në Rusi dhe më pas kishte udhëtuar për në Minsk, pohoi ai.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

“Fatkeqësisht, rojet kufitare ruse e humbën atë”, tha Lukashenko, i cili gjithashtu pretendoi se CIA ishte përfshirë në komplot.

“Fatmirësisht, avioni nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të konsiderueshëm, përveç, siç thonë ata, gërvishtjet dhe një vrimë, gjë që nuk e pengon avionin ushtarak të kryejë detyrat e tij”, tha ai.

Muajin e kaluar një grup partizan bjellorus pretendoi muajin e kaluar se kishte dëmtuar rëndë avionin duke përdorur një dron, por asnjë provë fizike për dëmtimin nuk u paraqit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *