Opinion/Aktualitet

Në Ballkan, gjithë shtetet janë më multi-etnik se Kosova, por s’kanë Asociacion të komunave etnike

Nga Refik Hasani

Asociacioni që  shumë flitet në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale. Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjërë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbe me 4 % , nuk është dashur të formohet fare Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat, së paku nuk kemi njohuri për këtë.

Parlamenti i Republikës së Serbisë,që nga viti 2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojn 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave të tyre. Një ndër Këshillat që tani funksionojn për pakica është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi, veçmas për Krahinën që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe. 

Lexo më shumë  Knaus: Ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në KiE

Pse nuk praktikohet Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës serbe? Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vet Asociacionin, kurse për rregullimin e saj të brendshëm edhe pse është shumë më multinacionale se secili shtet, jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave, por në Evropë përmesë (21) njëzetë e një Këshillave Nacionale sa numron, ka “zgjidhur çështjen e pakicave”. Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për të gjitha pakicat e jo Asociacion vetëm të pakicës serbe.

Dihet mirëfilli që Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kanë komuna asnjë prej tyre përveç pakicës serbe, edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha komunitetet të kenë Këshilla Nacionale.

Marrim shembull, Maqedonia e Veriut nuk ka formuar Bashkësi të Komunave Shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjnë afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e komunave udhëhiqen nga shqiptarët.

Pastaj, Republika e Malit të Zi nuk ka të formur Bashkësi të Komunave Shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se sa ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave, 35 përqind të popullsisë në këtë Republik e përbëjnë serbët dhe nuk gëzojn asnjë Asociacion.

Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtet kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia që të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësin nga RSFJ-ja.

Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndarë dhe është krejt jo funksionale, në Republikën Sërbska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes së mbajtur në Dejton në vitin 1995.

Për shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtet e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mund të themi janë më multietnike se sa është Kosova dhe nuk janë me Asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me 4 %.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *