“Në azilin e Tiranës të moshuarit lidhen me zinxhirë, në Fier lihen pa bukë”, trondit me deklaratën Pirdeni
Drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, Mira Pirdeni teksa komenton rastin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në azilin ne Pejës, ku e moshuara dhunohet nga vajzë e re, bëri denoncimin edhe për azilet në Shqipëri.
Në një intervistë ajo tha se në azilin e Tiranës ka pasur raste që të moshuarit janë lidhur me zinxhirë ndërsa në Fier as bukën nuk ua japin.
“Unë jam shokuar nga sjellja e vajzave të reja. Ne e kemi parë këtë skenë në qendrat tona vazhdimisht, të lidhura dhe me zinxhirë.
Kemi parë në Tiranë që janë lidhur me zinxhirë ndërsa në azilin e Fierit, kemi parë raste që as bukën nuk ua jepnin.
Ne kemi parë raste të tjera të tilla, por jo të gjitha këto bëhen publike. Nuk është puna vetëm te kamerat, por standardet që monitorohet një shërbim duhet të jenë të fokusuara”- tha ajo.
Rruga Press