Lajme

“Në azilin e Tiranës të moshuarit lidhen me zinxhirë, në Fier lihen pa bukë”, trondit me deklaratën Pirdeni

Drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, Mira Pirdeni teksa komenton rastin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në azilin ne Pejës, ku e moshuara dhunohet nga vajzë e re, bëri denoncimin edhe për azilet në Shqipëri.

Në një intervistë ajo tha se në azilin e Tiranës ka pasur raste që të moshuarit janë lidhur me zinxhirë ndërsa në Fier as bukën nuk ua japin.

Lexo më shumë  FSHF-ja nuk e përmend që Evropianin 2027 e organizon së bashku me Federatën e Serbisë

“Unë jam shokuar nga sjellja e vajzave të reja. Ne e kemi parë këtë skenë në qendrat tona vazhdimisht, të lidhura dhe me zinxhirë.

Kemi parë në Tiranë që janë lidhur me zinxhirë ndërsa në azilin e Fierit, kemi parë raste që as bukën nuk ua jepnin.

Ne kemi parë raste të tjera të tilla, por jo të gjitha këto bëhen publike. Nuk është puna vetëm te kamerat, por standardet që monitorohet një shërbim duhet të jenë të fokusuara”- tha ajo.

Lexo më shumë  Daily Mail citon Irfan Azizin në gjykatën britanike: "Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin (Edi Rama) me urdhër të tij dhe për Ministrin e Brendshëm. Kam prova""

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *