KryesoreLajme

Në 25 vjetorin e Betejës së Koshares, Kurti: UÇK, organizata ushtarake çlirimtare me historinë më të jashtëzakonshme dhe më mahnitëse

Me rastin e 25- vjetorit të Betejës së Koshares, u mbajt sot manifestimi ‘’Ditët e Shqipes’’ 2024, në Koshare të Komunës së Gjakovës, nën patronatin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ku kryeministri Albin Kurti, së bashku me presidenten Osmani fillimisht bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, në nderim të të rënëve për liri.

Në fjalën e tij në kuadër të manifestimit, kryeministri tha se duke i ndjekur datat e kalendarit historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit, 9 prilli na solli këtu në Koshare të Gjakovës edhe sot.

“Një kronikë e plotë kronologjike, ditë pas dite dhe ngjarje pas ngjarje, si një histori totale e Betejës së Koshares, mbase do të ishte një ndër veprat më ideale për luftën e UÇK-së”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Para të pranishmëve në këtë manifestim, kryeministri risolli në kujtesë ngjarjet e njëpasnjëshme që nga 8 prilli e deri më 11 prill, ditë kjo ku është vrarë ish-komandanti i UÇK-së, Agim Ramadani, i njohur edhe si “Katana”, por edhe rënien e shumë dëshmorëve të tjerë përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Evropa dhe jo vetëm, tre prej të cilëve edhe ranë dëshmorë.

“Duke e shembur kufirin mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë të vendosur padrejtësisht në vitin 1913, kryeministri deklaroi se Beteja e Koshares e theu një pengesë të madhe ndarëse mes shqiptarëve dhe hapi kanale të rëndësishme ndërveprimi mes tyre, në luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese.

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

“Në historinë e Evropës të pas Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizata ushtarake çlirimtare me historinë më të jashtëzakonshme dhe më mahnitëse”, veçoi kryeministri.

Në fund të fjalës, ai shprehu mirënjohje të për të gjithë luftëtarët e paepur të Betejës së Koshares dhe lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në Koshare si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit tonë mbarë.

YouTube player