Uncategorized

Kllounët/ Rama dhe Veliaj qahen nga inkuizicioni mediatik

Zbulimi i skandalit të drejtorëve të bashkisë, të cilët kalonin paratë publike që tenderonin vetë në kompaninë e tyre private 5D, po aq sa për korrupsionin shtetëror ka qenë një dëshmi për korrupsionin mediatik. Shumica e televizioneve, ato dy kombëtare dhe shumë të tjera të vogla e zhdukën ngjarjen sikur nuk ekzistonte. As në lajmet e tyre, as në emisionet kryesore politike, në prime time, kjo çështje nuk u diskutua.

Si për ironi ajo u raportua vetëm kur, pas një jave, Rama doli me deklaratë ku mbështeste Veliajn. Por me gjithë këtë, pavarësisht nënshtrimit të turpshëm të mediave, që përdorin frekuenca kombëtare për të informuar publikun, kllounada e Ramës dhe Veliajt nuk pati fund. Në reagimet që ata bënë në fundjavë për arrestimin e drejtorëve që akuzoheshin se kishin abuzuar me 23 tendera, në mbi 20 milionë euro, ata qaheshin se po u bëhet një proces mediatik. Ata bënin viktimën duke u paraqitur si target i inkuizicionit të studiove televizive.

Lexo më shumë  Tentakulat e mafies shqiptare, në mediat ndërkombëtare

Në tekstin e tij Rama qahej për denigrime nga “killerat mediatikë” që marrin pjesë në “shfaqje televizive me mendësi të errët inkuizicionale”.

Ndërsa, Veliaj, si gjithmonë më qesharak e kishte më të rëndë dozën e akuzave. Ai foli për “gjatarët profesionistë të shtrigave” që mbajnë “një kravatë moderatori dhe analisti në kolltuqet e spektakleve politike televizive të çdo mbrëmjeje”. Ai i etiketonte ata si “inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh”.

Pra po ti lexosh reagimet e Ramës dhe Veliajt të duket se ndaj tyre është bërë nami me akuza për skandalin e drejtorëve të kompanisë 5D. Por ndërkohë pjesa më e madhe e mediave, që zotërojnë mbi 90% të aydiencës televizive, as nuk e përmendën fare këtë histori në ekranet e tyre. 

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

 Tetë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës u akuzuan një javë më parë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se kishin ngritur  një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e 23 tenderave publikë nga një kompani private (5D), që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC.

Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. /lapsi.al/

YouTube player