Lajme

Ndue Leti,i riu i arrestuar në protestë: Fundjava pas hekurave bëhej e bukur kur kujtoja arsyen pse isha aty

Kryeministri Edi Rama vijoi të injorojë protestat masive të mijërave qytetarëve anë e mbanë vendit, të cilët prej disa ditësh i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë për uljen e çmimit të karburantit dhe ushqimeve të shportës.

Menjëherë pas përfundimit të protestës së ditës së shtunë në Tiranë, shefi i qeverisë u shfaqa live në ERTV, duke e cilësuar revoltën qytetare si të turpshme, ndërsa në kundërpërgjigje të saj, Rama tha se nuk do të ketë ulje dhe as heqje taksash.

Të shumtë ishin personat që u arrestuan në protestë, ndër to dhe Ndue Leti, i riu nga Laçi, njëkohësisht vëllai i një prej aktivisteve, pjesëmarrëse në disa protesta.

Për të folur më shumë në lidhje me ngjarjen e kësaj fundjave, e cila nuk ishte e zakonshme por as e bukur për familjen Leti nga Laçi, ishin të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Emerilda Leti, aktiviste, pjesë e protestave të zhvilluara kundër rritjes se çmimeve dhe Ndue Leti vëllai i Emarildës, i cili u arrestua nga policia dhe qëndroi tre ditë në rajon.

Ndue, ‘i riu nga Laçi pa X5’, (siç e cilësoi e motra, Emerilda, në thirrjen e saj) me profesionin hidraulik, tregoi më shumë për fundjavën e tij pas hekurave.

“Ishte një fundjavë ndryshe nga ato që jemi mësuar të kalojmë dhe arsyeja pse e isha aty e bënte dhe tre herë më të fortë emocionin. Protesta duhet të vazhdojë sa më shumë, rinia do ta kuptojë që duhet të jemi në shesh dhe pse mundohen në gjithë mënyrat për ta hequr këtë zell. Edhe policët e kanë kuptuar deri diku që duhet të na mbështesin, dhe pse më lart ju kërkojnë të na arrestojnë dhe burgosin.

Në po protestojmë për të gjithë.”

Emerilda Leti tregoi se prej kohësh ndodhej në Firence, por ardhja e saj në Shqipëri u përshpejtua sapo ajo pa situatën e ndezur.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“Unë jam aktiviste e shoqërisë civile prej vitesh dhe kam qenë pjesë e shumë protestave dhe fokusi im si aktiviste ka qenë gjithmonë aktivizmi dhe zhvillimi i shoqërisë civile. Dëshira e madhe që kam të shikoj vendin tim të sistemuar, të rinj që jetojnë dhe duan vendin e tyre,  ishte shtysa më e madhe që më solli në Shqipëri”, tregoi Emerilda.

E teksa u pyetën në lidhje me faktin se si qeveria po justifikohet me argumentin se këtë e shikon si një protestë të politizuar, Ndue sqaroi:

Nuk është momenti i duhur dhe nuk janë njerëzit e duhur që duhet ta politizojnë kauzën tonë, duhet të kemi lidera që udhëheqin kauzën tonë, por kush do donte ta merrte këtë barrë përsipër? Duhet një njëri që e do vendin e vet. Unë shikoj që rinia ka ikur, dhe shkaku është politika, për aq kohë sa nuk i shkollon nuk i jep punë, dhe i lë rrugëve.

Ndërsa Emerilda sqaroi se protesta nuk mund të shikohet si diçka a-politike, por nuk se nuk e shikon të gabuar përfshirjen e individëve që kanë një bindje politike apo që kanë një angazhim në politikë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

“Po vë re përdhosjen e disa emrave që kanë marrë pjesë në protestë vetëm sepse kanë një bindje politike apo se kanë qenë pjesë e një fryme, të gjithë jemi qenie politike.

Kjo nuk duhet të ndalojë njerëzit e thjeshtë të dalin për atë që është e vërtetë.

Një kamerier në Itali paguhet 1800 euro, ndërsa shpenzimet i ka 1000 euro, ndërsa në Shqipëri vazhdon të paguhet 200 euro. Nuk e di nëse kryeministri e di këtë!

Ne nuk po protestojë kundër Ukrainës, të gjithë ne e duam paqen, asnjë nuk e do luftën, por abuzimi që bëhet në këto momente fatkeqësie është jashtëzakonisht cinik”, shtoi Emerilda.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *